Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet “Facebook” ka uruar fillimin e vitit shkollorë.
Kurti shkruan se “me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor, që edukon, shkollon dhe përgatit për përmbushjen e ëndërrave, synimeve dhe potencialit të rinisë sonë”.
Postimi i plotë:
Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër, urime fillimin e vitit të ri shkollor.
Në veçanti, uroj të gjithë nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta sot fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre por edhe të shtetit të Kosovës.
Për të përmbushur obligimin tonë për të siguruar tekstet shkollore, këtë vit kemi zgjedhur një rrugë të re. Po ashtu, si asnjë vit më parë, përveç teksteve shkollore po ndajmë edhe mjete shtesë për materiale shkollore të nevojshme për nxënësit tanë.
Arsimi dual për këtë vit shkollor po zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna, duke ndërtuar kështu urën ndërmjet arsimit dhe ekonomisë, diplomës së shkollës dhe vendit të punës.
Ndërkohë që kemi miratuar Ligjin për Edukim në Fëmijërinë e Hershme, kemi finalizuar kurrikulën për edukim në fëmijërinë e hershme dhe jemi duke investuar në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në këtë nivel të edukimit.
Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor, që edukon, shkollon dhe përgatit për përmbushjen e ëndërrave, synimeve dhe potencialit të rinisë sonë.
Ju qoftë një vit i mbarë e i suksesshëm!/Arbresh.info/
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet