Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka informuar ministrat e kabinetit të tij për takimin joformal të liderëve të Ballkanit që u mbajt të hënën në Athinë.
Tutje Kurti tha se kur s’ka protesta të dhunshme të planfikuara nga Beogradi, nuk ka eskalim në veri
“De-eskalmi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur dhe Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës. Theksova se de-eskalimi i situatës në veri është rezultat i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë, gazetarët e ushtarët e KFOR-it, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Tani duhet parandaluar ri-eskalimi. Kur nuk ka protesta të dhunshme të planifikuara e të organizuara nga Beogradi zyrtar nuk ka eskalim në veriun e Kosovës”, tha Kurti./Arbresh.info/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates