Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit në Prishtinë me zyrtarët e lartë amerikanë.
Ai tha se me delegacionin amerikan të udhëhequr nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried biseduan për thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendve.
Kurti ka folur edhe për rreshtimin e Serbisë kah Rusia, teksa ka vazhduar ta quajë despotike diplomacinë e Kremlinit.
“Jo të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ka vepruar njëjtë. Kemi refuzuar e Serbisë për ta sanksionuar Rusinë dhe për t’u distancuar nga ajo, mund të ketë qenë një qëndrim i pritshëm por asessi i mirëkuptueshëm. Kosova do të mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet pse por si, jo sa por kur”, tha Kurti teksa ka folur për partneritetin Kosovë-SHBA. /arbresh.info/
Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Lepos...
Kurti me bashkëpartiakë bëjnë homazhe te varri i Arben Xhela...
Me urdhërarrest nga Shqipëria, arrestohet 30-vjeçari në Gjak...
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...