Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij, kjo ka mundur të ngritet shumë më herët.
Sipas Kurtit “më mirë vonë se kurrë”.
“Nuk e kam parë ende aktakuzën, por jam i bindur që ka mundur të ngritet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Por siç thotë populli më mirë vonë se kurrë. Duhet ta shohim përmbajtjen e saj. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht kudo që ndodhemi, e kam thënë edhe në Bruksel herën e fundit që isha, që Radoiçiqi duhet t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë, Banjska është në Zveçan të Kosovës”, tha Kurti./Arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1