Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, shkruan arbresh.info.
Konjufca tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin që dha Albright për çlirimin e vendit.
“Bashkë me kryeministrin Kurti po bëjmë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Populli i Kosovë kurrë nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që ka thënë Albright për çlirimin e popullit tonë. Së bashku me Clinton ishin forca shtytëse për ta ndalë gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës…Clinton tha se Albright për popullin amerikan ishte një thesar kombëtar. Së bashku me SHBA-në ju gjetën popullit të Kosovës në ditët më të vështira. U prehtë në paqe kjo zonjë e madhe dhe mike e popullit të Kosovës”, tha Konjufca./arbresh.info/

OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell