Reagimet e Kryeministrit dhe Ministrit vetëm po dëmtojnë procesin arsimor në vend, tha deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku- Rexha, raporton arbresh.info.
Para mediave Rexha tha se ma shumë vota ka Këshilli Shtetëror se sa vetë Kryeministri. Ndërsa ftoj 3 universitete të punojnë për të fituar akreditimin pas një viti.
“Kryeministri dhe Ministri kanë ndërhyrë direkt dhe kjo e dëmton procesin. Ne i besojmë këtij Këshilli dhe Kryeministri e Ministri s’ishte dashur të ndërhyjnë në këtë këshill. Ma tepër vota ka ky këshill se sa vetë Kryeministri. Ne po thirremi në Arsim cilësor por në fakt ne po ndërhyjmë në sistemin arsimor dhe duhet të lejmë këshillin të bëjnë punën e vet. Këshilli është i thirrur që ti monitoroj këto 3 universitete. Këto universitete s’janë mbyll po vetëm s’janë akreditua. Këto universitete duhet të punojnë për të fituar akreditimin. Kryeministri dhe Ministri nuk duhet të ndërhyjnë. Ministri ta shikoj se si e ka mbush me familjar nga NISMA-a Ministrinë e Arsimit”, u shpreh Bunjaku Rexha./arbresh.info/
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...