Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, ka uruar të gjitha gratë.
“8 Marsi shënon një prej datave të rëndësishme për shoqërinë tonë. Është festa e grave, të cilat nuk rreshtin asnjëherë së luftuar për kërkesat e tyre. Përkundër sfidave të shumta që u përballën me jetën dhe shoqërinë, ato nuk u dorëzuan në asnjë moment. Ato u shndërruan në simbol të sakrificës dhe përkushtimit për të ndryshuar dhe ndërtuar vlerat e mirëfillta në shtetin tonë. Ne bashkërisht mbesim të përkushtuar për të punuar që t’i ngriim këto vlera tona”, thuhet në urimin e tij.
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...