Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rekomandon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre pas reshjeve që kanë përfshirë vendin.
Në reagimin e IKSHPK-së thuhet se aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit, megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.
Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.
“Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”