Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, ka konfirmuar të mërkurën ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Krasniqi ishte dërguar në komisionin disiplinor pasditen e së hënës. Baza kryesore ligjore që është përdorur për rastin e tij është Ligji i ri për zyrtarët publikë.
“Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që Krasniqi ka masë. Sot me vendim të Komisionit Disiplinor ai është hequr nga shërbimi civil”, tha Aliu.
“Është një proces që ka shkuar sipas rregullave. Për deklarimin e ministres së Drejtësisë, e falënderoi atë që ka gjetur kohë të flasë për këtë çështje. Tash pas kësaj situate, po presim informata nga DASh-i dhe çfarëdo situate që shpie në diçka të dyshimtë, menjëherë do të kërkohet auditim”.
Departamenti Amerikan i Shtetit më 3 nëntor 2023, ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-zyrtar i prokurimit në Ministri të Tregtisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Atij i është ndaluar hyrja në ShBA.
“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim.
Pas saksionimit të Krasniqit, kishte reaguar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Sipas tij, saksionimi i Krasniqit tregon se sa me seriozitet e trajtojnë çështjen e korrupsionit.
“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, kishte shkruar Hovenier në Twitter./eo
Kuka: Të ndërtosh kampionë nga Kosova është si të ndërtosh n...
Ndërrohet komandanti i KFOR-it gjerman, kolonel Radtke vjen ...
Shqiptarja që u zhduk gati 3 muaj më parë në Itali, gjendet ...
Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi
Të pandehurit deklarohen të pafajshëm, Prokuroria paralajmër...
Me pranga në duar dhe siguri maksimale, sillen para drejtësi...