Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë tre krerët më të lart institucionalë, janë duke bërë shkelje të Kushtetutës.
Këto komente Hoti i ka bërë përmes një postimi në facebook.
“Sovraniteti dhe kufiri i Kosovës mbrohen me vendime kushtetuese. Kryeministri, kur e ka deleguar dialogun me Serbinë tek Presidenti, e ka shkelur Kushtetutën duke mos ushtruar detyrimet e tij kushtetuese. Presidenti po e shkel çdo ditë kushtetutën duke u angazhuar, brenda dhe jashtë Kosovës, për korrigjim të kufijve. Kryeparlamentari është vetëm spektator, bënë fushatë në terren me fjalë të ashpra pa asnjë seriozitet institucional, ndërkaq e quan veten shef të koalicionit PAN.Në një fushatë të ashpër, ata po i shtyjnë para agjendat e tyre klanore e partiake, duke e dëmtuar shtetin e Kosovës.Për të dalë nga kjo situatë, sa më parë duhet tu japim mundësi qytetarëve të shtetit sovran të Republikës së Kosovës, në kufijtë e 17 shkurtit 2008, të thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira”, ka shkruar Hoti.
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...