Haradinaj: Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e nënës së humanistit të madh, Selami Osmanit

08:45 | 30 Maj 2020
A Z

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook shkruan se, me keqardhje mora lajmin për kalimin në amshim të Fatimes, nënë e atdhetarit dhe humanistit të madh, Selami Osmanit – Bezi, emblemë e futbollit në Gjilan.

Haradinaj thotë se, Familja e respektuar Osmani dhe miku im i ndjerë Selamiu, i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës./arbresh.info/

Ja postimi i plotë:

Me keqardhje mora lajmin për kalimin në amshim të Fatimes, nënë e atdhetarit dhe humanistit të madh, Selami Osmanit – Bezi, emblemë e futbollit në Gjilan. Familja e respektuar Osmani dhe miku im i ndjerë Selamiu, i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmve.

RH

 

Shpërndaje në rrjete sociale