Grabitje e armatosur në pompën e derivateve në Prishtinë, hajnat vodhën 2 mijë euro

09:51 | 13 Prill 2022
A Z

Nën kërcënimin e armës dy të panjohur kanë arritur të vjedhin 2 mijë euro në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/ Prishtinë, 12.04.2022 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyr brenda në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy mijë (2000) €. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./arbresh.info/