Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se nëse LDK-ja kërkon postin e Presidentit, atëherë Vetëvendosje nuk ka arsye ta kundërshtoj
Kelmendi këto komente i ka bërë përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Ai ka shkruar se nëse VV-ja vazhdon ta kundërshtoi Presidentin e propozuar nga LDK-ja, atëherë kjo na jep shumë arsye të dyshojmë dhe të besojmë që VV-ja nuk është e gatshme dhe e pregaditur ta udhëheq shtetin e Kosovës
‘Qytetarët i votuan, e ata po e djegin votën e tyre! Kanë kaluar më shumë se dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe ende nuk është realizuar i ashtuquajturi “koalicioni i shpresës”. Edhe VV-ja edhe LDK-ja përshkak pozitave dhe lakmisë për pushtet, nuk po tregojnë gadishmëri për kompromise.
Nëse LDK-ja kërkon postin e Presidentit të shtetit, VV-ja nuk ka arsye ta kundërshtoi”, ka shkruar Kelmendi.
Tutje Kelmendi ëshë shprehur se edhe VV-ja edhe LDK-ja duhet ta dijnë se Kosova vazhdon të mbetet shteti më i izoluar në ballkan.
”Qytetarët kanë votuar për ndryshime, por kjo gjendje po tregon se vota e tyre është duke u djegur.
Pse? Sepse zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës nuk varet nga VV-ja.
Për të u zgjedhur Presidenti, duhet me qenë prezent 80 deputet në sallën e kuvendit. Kështu që prezenca e 80 deputetëve nuk varet nga VV-ja. Kështu që VV-ja nuk ka arsye ta kundërshtoi kërkesën për President nga LDK-ja. Nëse VV-ja vazhdon ta kundërshtoi Presidentin e propozuar nga LDK-ja, atëherë kjo na jep shumë arsye të dyshojmë dhe të besojmë që VV-ja nuk është e gatshme dhe e pregaditur ta udhëheq shtetin e Kosovës. Edhe VV-ja edhe LDK-ja duhet ta dijnë se Kosova vazhdon të mbetet shteti më i izoluar në ballkan. Qytetarët kanë votuar për ndryshime, por kjo gjendje po tregon se vota e tyre është duke u djegur”, ka shkruar Kelmendi.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...