Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë që siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj.
“Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, shkroi Balje në një fotografi të postuar në story në Facebook.

Balje, pak më parë u pa në një kafene në Çarshinë e Shkupit, afër selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.
Kjo vizitë e Baljes në Shkup vjen pas deklaratave që ajo i bëri se i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.
“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, kishte thënë Balje para disa ditësh.
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...