DnV-ja: Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit u zhvillua në atmosferë të qetë

13:24 | 13 Shkurt 2021
A Z

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka vlerësuar se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit është zhvilluar në atmosferë të qetë.

Vetom Mula nga DnV-ja, tha se, 10 ditët e fushatës kanë qenë një atmosferë e qetë, por mos respektimi i masave të Covid-19 ka qenë shumë evident, raporton arbresh.info

“Ne kemi përcjell çdo aspekt të fushatës për 10 ditë dhe ka qenë një atmosferë e qetë. Jo te gjitha kanë qenë te lajmëruara në institucionet përkatëse, mos respektimi i covid19 ka qenë shumë evident”, tha ai.

Sipas tij, programet e partive politike s’kanë dalluar nga ato të kaluarat. Ai përmendi edhe përfaqësimin e ulët të grave në emisione  televizive.

“Pjesëmarrja e Grave ne aktivitete ishte e ulët e po ashtu në media, dhe as qasje të barabartë në gara zgjedhore. Përpos televizioneve gjithashtu jemi mundu  ti monitorojmë edhe portalet, kryesisht kanë qenë të koncentruar tek kandidatët për kryeministër. Me ankesat tona kemi arritur që disa nga partitë të dënohen deri në 48 mijë euro”, thotë ai.

Po ashtu “Demokracia në Veprim”, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje ditën e nesërme.

“Ju bëjmë thirrje qytetareve të marrin pjesë në zgjedhje, përmes së cilës qytetarët përcaktojnë të ardhmen  tyre.  Të zgjidhi ato dhe ato që mendojnë se i përfaqësojnë në mënyre te duhur. Secila votë ka vlerën e saj dhe të kujdesemi që të votojmë saktë”, ka thënë ai./arbresh.info/