Një autobus i kompanisë “Pranvera Travel” ka marrë flakë në Gjermani derisa po kryhej një servisë me rrymë në të në Dortmund.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar pronari i kësaj kompanie teksa ka theksuar se autobusi nuk ka pasur udhëtar dhe nuk ka të lënduar.
“Autobusi ka marrë flak në Gjermani ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasë as udhëtar, as kurgjo, veç një shofer ka qenë. U kanë diçka në servis diçka për rrymë, vetëm servisi e ka bë një gabim teknik, ku duke u kthyer nga servisi, 10 km larg e ka kapur flaka autobusin.”, tha pronari i kompanisë “Pranvera Travel”.
Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.
“Autobusi ka qenë në Dordmund, ka shku vetëm në servis me rregullu diçka me rrymë ka qenë gabim i servisit, tash jam duke shku me paditë atë.”, potencoi ai./Arbresh.info
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente