Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend, pritet votimi i Qeverisë

10:24 | 3 Shkurt 2020
A Z

Ndonëse kanë mbetur edhe 40 minuta, deputetet e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë në seancën plenare aty ku pritet të votohet Qeveria e re e Kosovës.

Pas më shumë se 3 muaj, pritjeve që Kosova të këtë Qeveri po i vije fundi.

Ndonëse deputetet kanë filluar të hyjnë në Kuvendin e Kosovës nga liderët e partive i vetmi që ka ardhur deri tash është i nominuari për Kryeministër Albin Kurti.

Seanca për votimin e Qeveris do të filloj në ora 11:00.

Kujtojmë se dje VV e LDK kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion.

Këto dy parti do ti kenë nga 6 ministri ndërsa tri janë të ndara për minoritetet.

Ndryshe gjatë seancës së sotme pritet që Glauk Konjufca të japë dorëheqje nga posti i krye parlamentarit  krejt kjo shkaku i paktit të bërë më LDK-në në mënyrë që të votohet Qeveria./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale