Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, këtë vit, do të zgjedhë strukturat e reja. Më 1 tetor do të fillojë punën rektori i ri i universitetit.
Po ashtu do të zgjidhen edhe këshillat e fakulteteve, dekanët dhe anëtarët e Senatit. Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë për Ekonomia Online, rektori i këtij universiteti Marjan Dema.
“Ky proces ka filluar para se të dalim nga objektet. Është bërë rregullorja për zgjedhje, është caktuar Komisioni Qendror Zgjedhor, është caktuar buxheti. Mirëpo për shkak të situatës tash këto do të shtyhen. Edhe këtu kemi bërë dy përgatitje, dy versione plani A, sipas datave nëse kthehemi të bëhen në objekte sikurse janë bërë të gjitha proceset zgjedhore sepse këtu universiteti është në zgjedhje kemi zgjedhjet e studentëve, të këshillave të fakulteteve, të dekanëve senatit dhe këtë vit do të zgjidhet edhe rektori, sepse mandati im përfundon këtë vit”.
“Më 1 tetor do ta kthemi rektorin e ri. Nëse kthehemi do të ketë zgjedhje vetëm se ato do të spostohen koha nëse jo i kemi bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të bëhen në mënyrë virtuale”, ka thënë Dema.
Ai ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë më për rektor.
“Jo nuk do ta kandidojë”, ka thënë Dema.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj