Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se përfaqësuesit politikë s’duhet të vënë në dyshim aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por duhet vetëm të betohen.
Deliu tha se PDK-ja nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi sipas saj, i bie të shkelet Kushtetuta.
“Kosova është bllokuar për shkak të arrogancës dhe mosrepsektimit të aktgjykimit të 26 qershorit. Kosova sot ka probleme shumëfish më të mëdha se a do të zgjidhet apo jo Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit. PDK-ja ka refuzuar të bëhet shkelëse e Kushtetutës. Ne do ta respektojmë aktgjykimin, do të votojmë kundër Albulena Haxhiut”, ka thënë Deliu para mediave.
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...
Ylli ndanë rrugët me trajnerin Paco Olmos
Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimi...
Moti nesër i vranët dhe me riga shiu
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...