Buzhala: Klanin s’po duan ta mbyllin për arsye parimore por për t’i frikësuar e disiplinuar krejt mediat

10:11 | 31 Korrik 2023
A Z

Gazetari, Berat Buzhala, ka thënë se Klan Kosovën nuk po duan ta mbyllin për arsye parimore, por sipas tij, për t’ua mbyllur gojën mediave tjera.

Sipas tij, Qeveria po do t’i frikësojë mediat e t’i disiplinojë, teksa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme që organizohet nga AGK-ja.

Postimi i plotë i tij në Facebook pa ndërhyrje:

N’12
Klanin nuk po dojne me mbylle per arsye parimore. Mos besoni ne rrena te tilla.
Klanin po dojne me mbylle me na mshele gojen mediave tjera. Me na tute. Me na disciplinu. Sigurisht qe dojne me e nise, sipas tyne, ne hallken ma te dobten.
Ne ora 12, nen organizimin e Asociacionit te Gazetareve te Kosoves, protestohet ne qender te Prishtines. Qaty kah bishti i protestes jam edhe une me stafin e Nacionales.
Kjo eshte proteste e gazetareve dhe shoqnise civile, eshte simbolike, jo gjithepopullore. Keta te pushtetit mos te lodhen me bo foto qe masanej me thone he he he sa pak dolen, se i bojme na vet fotot dhe i publikojme.
Sado simbolike qe eshte dhe nga nje grup teper i vogel i shoqnise, dje pasdite, deri pas mesit te nates, kunder kesaj proteste kane shkru njerezit kryesore te partise ne pushtet.
Pyetje jeme per ta eshte: pse po merakoseni?
Ne fakt, une e falenderoj publikisht Armend Mujen qe na i vertetoi dy sene qe na jemi tu i thone qe 1 muaj:
1. Ceshtjen e pronesise se mediave duhet me e rregullu KPM-ja dhe askush tjeter. KPM i ka te gjitha mjetet me i rregullu dhe monitoru mediat. Normalisht, pyetja eshte qysh i mori dokumentet Armendi nga KPM-ja.
2. Ceshtja e regjistrimit te Klanit eshte problem teknik dhe jo veprim i kunderligjshem. Armendi, per dallim nga ministria, publikisht na e verteton qe Klani e ka adresu dhe e ka rregullu. Ministria ne vendimin e saj e ka thene te kunderten. Nese kish me pase shkelje, na i kishin nxjerre syte tu i citu nenet qe jane shkele./Arbresh.info/