Brenda 24 orëve, pesë raste të dhunës në familje

10:09 | 27 Prill 2020
A Z

Si pasojë e situatë së krijuar nga COVID-19, kosovarët janë detyruar të qëndrojnë më tepër në shtëpi gjatë këtyre javëve

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve ishin pesë raste të  dhunës në familje.

Kjo dukuri duket se po bëhet dita e ditës e zakonshme./arbresh.info/

Më poshtë i keni pesë rastet e dhunës në familje të paraqitura në raportin 24 orësh të PK:

Vushtrri 26.04.2020 – 13:33. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Gjakovë 25.04.2020-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas në mosmarrëveshje  e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Prishtinë 26.04.2020-16:46. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalistë nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 26.04.2020-18:55.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i sëmur mental pas një mosmarrëveshje i ka bërë presion psikik dhe i ka dëmtuar dyert dhe dritaret e shtëpisë.  I dyshuari pas shoqërimit në polici ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në repartin e psikiatrisë QKUK.

Klinë 25.04.2020-18:50.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale