Është arrestuar shoferi i cili ka shkaktuar aksident trafiku mes veturës që ai drejtonte dhe dy motoçikletave në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Sipas Policisë, dy drejtuesit e motoçikletave kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar më QKUK për tretman mjekësor.
“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë / 20.05.2024 – 11:30. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Drejtuesi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj