Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se Britania e Madhe është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Kossev ka thënë se Britania e Madhe nuk ka vija të kuqe në dialog por është kundër ndryshimit të kufijve mes dy shteteve.
“Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, do të qëndrojnë të përfshirë në procesin e dialogut, megjithëse nuk i takon bashkësisë ndërkombëtare të përcaktojë rrugën e ardhshme për Kosovën dhe Serbinë, por për vetë shoqëritë. Megjithatë, kjo mbështetje nuk është e pakufizuar, nuk ka linja të kuqe, por ka edhe parametrat, njëra prej të cilave është se ata nuk mbështesin ndarjen etnike dhe delimitimin.”, u shprehë ai.
Duke folur për dialogun Beograd-Prishtinë, ambasadori tha se negociatat kishin rënë në përçarje këtë vit.
“Në këtë pikë, duket sikur asnjë palë nuk është e gatshme të ecë përpara, dhe ne duhet të shohim një ndryshim, dhe mundësia për këtë mund të vijë pas zgjedhjeve. Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, mbetet e përfshirë”, tha Abbott në të parën intervistë që nga ardhja në Kosovë.
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave