Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot është takuar me strukturat e Forumi i Rinisë së LDK-së.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se Abdixhiku diskutoi për procesin e reformimit të thellë të LDK-së, me theks të veçantë, hapjen ndaj kuadrove të reja, për sfidat që kanë në përgjithësi të rinjtë si dhe prioritetet e tyre në angazhimin politik.
“Kryetari Abdixhiku u ofroi mbështetje të gjithë të rinjve duke u premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë dyert për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen LDK-së me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe pjesëmarrjes sa më të madhe në procese vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se “në këtë takim, me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet e Forumit të Rinisë për zgjedhjet lokale dhe pjesëmarrjen e të rinjve në këtë proces”.
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...
Kusari-Lila voton në Gjakovë, bën thirrje për më shumë pjesë...
Pas votimit, Kurti del për të pirë kafe me bashkëshorten