Të vetmën shpres e ka që nga dëmtimet e shkaktuara nga breshëri të mbetet diçka edhe për të shitur.
Kompania që çdo vit po thuajse furnizon me mollë tërë Kosovës, këtë vit nuk do të jetë produktive.
Krejt mundi i bërë për një vit u dëmtua brenda pak minutash thotë Nazmi Blakaj pronar i kompanisë “Agro Komograva”, nga Komuna e Istogut.
Për arbresh.info, Blakaj ka treguar se nga kjo kulturë bujqësore mbijetojnë disa familje.
E vlera e dëmit për këtë fermer kap shifrën mbi 200 mijë euro.
“Nga breshëri që ka ra, ne jemi dëmtuar me mbi 80 përqind të frutave. Tash ky dëm nuk mund të riparohet pasi që kanë qenë në kohën e vjeljes. Ne i kemi 10 punëtor të rregullt të punësuar, por tash në këtë kohë i kemi plus 20 punëtor sezonal. Këtë vit asnjë nga ta nuk do të jetë i punësuar. Diku rreth 200 mijë euro dëme janë bërë nga këto reshje”.
Duke treguar për investimet familjare që i kanë bërë në këtë biznes, e me të cilin edhe varet e ardhmja e tyre, Blakaj shprehet i zhgënjyer me Ministrinë e Bujqesisë.
Është viti i gjashtë që ne demtohemi dhe Ministria e Bujqesisë nuk na i kompenson dëmet, thotë Blakaj.
“Është viti i gjashtë që ne kemi pas breshër dhe asnjëherë Ministria e Bujqesisë nuk na ka dal në ndihmë. Deri tash asnjëher s’jemi kompensu. Na jetojm i tërë fshati prej bujqesisë. Investimet janë të larta që i bëjmë ne. Veç për hektar investimi që e bëjmë është katër mijë euro”.
Duke uruar që të mos kalbet e gjithë parcela ai ka pak shpresë që do të mund të bëjë diçka këtë vit.
“Sivjet s’do të ketë kualitet, uroj të mos kalben të tëra”./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/695388347683868
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë