Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar 1-vjeotrin e Marshit për Drejtësi – në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes.
Krasniqi tha se ballafaqimi i i dinjitetshëm i çlirimtarëve tanë me drejtësinë, për pastërtinë e luftës tonë për liri, po vazhdon edhe sot. Tashmë po bëhen rreth tri vite e gjysmë nga fillimi i këtij procesi.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal. Besa, nuk ka se si të jetë ndryshe për këta burra, të cilët, përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç çlirimit e pavarësisë, s’kanë pasur tjetër projekt rezervë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kreu i PDK-së ka thënë se drejtësia do të triumfojë, ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri
“Një herë patriot – gjithmonë patriot.Deri në ditën e madhe të lirisë së tyre – jemi me ta dhe krah tyre në çdo hap. Drejtësia do të triumfojë – ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri! “, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/



Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...
Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër q...
Miratohet bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala n...
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel, krizën në Lindjen e Mes...