Një 33-vjeçare është arrestuar sot, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në banesën e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, rast ky i cili u raportua të ketë ndodhur të dielën.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se e dyshaura është një grua me iniciale N.K e moshës 33-vjeçare.
“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: – N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës.”, ka thënë Ahmeti.
E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin./Arbresh.info
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...