Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës.
Lajmin e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”. /arbresh.info/
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...