Policia e Kosovës sot ka shënuar 20-vjetorin jubilar të themelimit.
E në fjalën e tij me këtë rast, ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vlerësuar institucionin e Policisë dhe Ushtrisë si më profesionalet dhe më të pa korruptuarat në rajon, shkruan portali arbresh.info
“Kemi kaluar 20 vite nga themelimi i policisë së Kosovës, natyrisht se ndihemi krenarë për faktin se institucionet si Policia dhe Ushtria e Kosovës janë institucionet më profesionale në bazë çdo vlerësimi ndërkombëtar, por edhe më të pa korruptuara në rajonin që jetojmë. Kjo është vetëm falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre”, u shpreh i pari i PDK-së.
Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...