Ka vdekur sot Doktor Emrush (Rexhep) Hetemi.
Lajmin është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Dr. Hetemi ishte specialist i Dermatovenerologjisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin në lëminë e dermatolovenerologjisë i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Hetemi ka shërbyer rreth 40 vite si mjek në Prishtinë, Drenas dhe Skenderaj.
Për dy mandate Dr. Hetemi ishte Drejtor i Klinikës së Dermatovenerologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij./arbresh.info/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...