I pari i Kosovës është ftuar në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindor, shkruan arbresh.info.
E këtë ftesë njohësi i çështjeve politik dhe juridike, Blerim Burjani e ka quajtur lojë politike. Ai në një prononcim dhënë arbresh.info ka thënë se presidenti Thaçi duhet të marrë pjesë për të kërkuar njohjen nga Bosnja e Hercegovina.
“Po kjo ftesë është një ndryshim pozitiv apo kthesë minimale e arsyeshme politike për të shtensionuar raportet në mes shteteve kjo mund të jetë një koordinim me Serbin dhe ka ndodhë ftesa për Thaçin , pra kjo është lojë politike, po presidenti Thaçi duhet të merr pjesë, pse jo, duhet të tregoj gatishmërinë për të përmirësuar relacionet por edhe për të kërkuar njohje nga Bosnja dhe Hercegovina”, ka thënë ai.
Burjani ka shtuar gjithashtu se ndryshimet pozitive janë në interes të të gjithë banorëve në Ballkan.
“Duhet të ketë ndryshim është interes i të gjithëve që Ballkani të qetësohet dhe integrohet në BE, nuk mund të ketë relacion pa ndal negative, kjo nuk ka kuptim me, dhe popujt po vuajnë si rezultat i politikes individuale dhe pa përfill interesin e këtyre popujve që të ketë paqe, zhvillim, jo ikje nga këto shtete të qytetarëve si rezultat i padukshmërisë dhe jo perspektives”, ka shtuar ai.
E sipas tij se në këto shtete duhet të ketë përparim e jo vetëm shtangim.
“Vështirë është për këto shtete por jo edhe e pamundshme pa dhe perspektiva , duhet të këtë përparime jo vetëm shtangim , nacionalizëm dhe patriotizëm i çuditshëm që i bënë njerëzit te ikin nga këto shtete me probleme, korruptive, përfitim të pa bazë nga klasa politike”, ka përfunduar ai.
E se presidenti i Kosovës duhet të marrë pjesë në këtë samit mendon edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi.
Krasniqi në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se pavarësisht se Dodik është kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, Thaçi duhet të marrë pjesë si president.
“Milorad Dodik është një politikan nacionalist serb i Bosnjës. Për dy dekada kryetar dhe kryeministër i Republika Srpska. Kundërshtar i forte i pavarësisë se Kosovës, njeri i ndikuar nga Beogradi, ashtu siç janë të gjithë serbet e Bosnjës dhe Kosovës. Nuk ka asgje të keqe nëse Presidenti Thaci merre pjesë në këtë Samit, por vetëm nëse ftesa është si President i Republikës së Kosovës. Në të kundërtën nuk ka pse të merre pjesë në këtë Samit”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se mos pjesëmarrja eventuale e Thaçit nuk ndikon në marrëdhëniet Kosovë- Bosnje e Hercegovinë dhe BE.
“Mos pjesëmarrja e tij nuk ndikon ne pasqyrën e Kosovës para ndërkombëtareve sepse këta te fundit e njohin fare mire se kush është Dodik. Në marrëdhëniet Kosove-Bosnje asgjë nuk ndikon, sepse Bosnja nuk do ta njeh Kosovën edhe nëse Presidenti Thaçi merre pjesë në këtë Samit!”, ka përfunduar ai.
Ndryshe kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore./Arbresh.info/
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...