Nga shpërthimi në fshatin Kçiq të Mitrovicës kanë mbetur të lënduar 14 persona.
Në lidhje me këtë ka folur kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili tha se të lënduarit, në bazë të informatave janë nga e njëjta familje.
“Isha edhe brenda. Sipas informatave ka prej tyre që e kanë shkallën e lëndimit më të madhe, e disa më të vogël. Uroj që të gjithë të jenë mirë e të mos kenë rrezik për jetë e iu uroj shërim të shpejt dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj mjekët për një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, tha Hamza për Klan Kosovën.
Ai tutje tha se nga të lënduarit janë edhe disa familjarë nga diaspora, ndërsa Klan Kosova merr vesh se një nga të lënduarit ka djegie në fytyrë dhe duar.
Të lënduarit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës i ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...