Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka komentuar takimin e djeshëm të Komisionit për Integrim Evropian me shoqerinë civile duke thënë se është një hap në drejtimin e duhur për të ruajtur dhe avancuar konsensusin për procesin me unifikues te vendit.
Po ashtu, Shasha tha se VV sa ishte në opozitë kundërshtoj ratifikimin e MSA-se me BE-në. Tani në pozitë, VV synon të jetë motor i reformave evropiane.
Postimi i plotë:
Historia nuk perseritet, por rimon. Ky aforizem i bie bukur edhe procesit integrues.
Ne Kroaci, HDZ sa ishte ne opozite kundershtoj ratifikimin e MSA-se me BE-ne. Me vone ne pozite, HDZ u bo motor i reformave evropiane.
Ne Kosove, VV sa ishte ne opozite kundershtoj ratifikimin e MSA-se me BE-ne. Tani ne pozite, VV synon te jete motor i reformave evropiane.
Perderisa partite politike patjeter duhet te zhvillojne betejat e ashpra ditore politike, ato njekohesisht duhet te ruajne me xhelozi konsensusin qytetar dhe politik per agjenden evropiane.
Ne kete kontekst, Komisioni per Integrim Evropian eshte gardian i konsensusit politik brenda shtepise se sovranit.
Takimi i djeshem i Komisionit me shoqerine civile eshte hap ne drejtimin e duhur per te ruajtur dhe avancuar konsensusin per procesin me unifikues te vendit./arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...