Komandanti i FDK-së, gjenerallejnant Rrahman Rama është duke zhvilluar vizitë në SHBA.
Në vazhdën e vizitës së tij Rama është pritur nga Shefi i Byros së Gardës Kombëtarë të SHBA-ve, Gjeneral Daniel Hokanson, transmeton arbresh.info
Në këtë takim është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me misionin dhe detyrat e saj, si dhe mundësia e vazhdimit të zbarkimit të kontingjenteve tjera të FSK-së në misione paqeruajtëse.
Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e vizitës zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK-së, gjenerallejnant Rama gjatë vizitës në Pentagon është pritur nga Shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneral Daniel Hokanson. Në këtë takim Gjeneral Rama falënderoi Gjeneralin Hokanson për mbështetjen e dhënë nga Garda Kombëtare e SHBA-së për Kosovën dhe FSK-në. Ai gjithashtu shprehu falënderimin për shërbimin e trupave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it. Në këtë takim, dy gjeneralët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me misionin dhe detyrat e saj. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe mundësia e vazhdimit të zbarkimit të kontingjenteve tjera të FSK-së në misione paqeruajtëse.
Gjenerali Hokanson e falënderoi për bashkëpunimin dhe çmoi lartë lidershipin e Gjeneral Ramës për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, procesin e tranzicionit si dhe sukseset e vazhdueshme të FSK-së. Ai gjithashtu, shprehu konsideratë të lartë për të arriturat e deritashme të FSK-së, si në ngritje të kapaciteteve ashtu edhe për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit.
Të dy gjeneralët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, me mundësi të zgjerimit të fushave të bashkëpunimit dhe zbarkimit të përbashkët në misione paqeruajtëse për kontribut në sigurinë dhe stabilitetin në Botë./arbresh.info/


Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...