Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se dy vendime janë thelbësore: bartja e mjeteve nga viti paraprak në vlerë prej 28 milionë eurosh dhe votimi i buxhetit për vitin 2026, shkruan Reporteri.net.
Rama theksoi se prioritet mbeten qytetarët dhe se asnjë kalkulim politik nuk duhet të vihet mbi nevojat e tyre.
“Dy vendime thelbësore, bartja e mjeteve nga vitit paraprak në vlerë 28 milionë euro dhe votmi i buxhetit 2026. Prioritet jane qytetarët. Asnjë kalkulim politik nuk guxon te vihet mbi nevojat e tyre. Kërkoj publikisht që edhe fondet prej 35 milionë eurove të cilat u takojnë qytetarëve me ligj, e nuk kërkojnë procedura në Asamble, por vullnet nga Murati mos të zvarriten”, tha Rama.
“Në këtë situatë të ndjeshme financiare dhe institucionale, prioritet absolut janë nevojat e qytetarëve, asnjë kalkulim politik nuk guxon të vihet mbi nevojat e tyre. Fondet që po i trajtojmë sot do të shfrytëzohen menjëherë për funksionalizimin e ndërmarrjeve publike, për mbrojtjen e vendeve të punës, për pagat e punëtorëve dhe për shërbimet bazike të kryeqytetit”, shtoi ai.
Rama i bëri edhe një herë thirrje ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, që të miratojë 35 milionë eurot që i takojnë Prishtinës – prej të cilave 25 milionë janë të hyra vetanake dhe 10 milionë janë grante.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...