Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 59 me radhë.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare prej 1.6 milionë euro për ta realizuar kompensimin për angazhimin e zyrtarëve policor në teren, të cilët kanë qenë aktiv dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë Covid-19, njofton arbresh.info
“Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Po ashtu është bërë edhe ndarja e mjeteve për personelin aktiv shëndetësorë për tre muaj.
Për personelin shëndetësorë janë ndar 8 milionë euro, ku ndarja e mjeteve bëhet sipas kategorizimit.
Mjekëve u takojnë nga 250 euro, Infermierve nga 150 euro dhe stafit mbështetës-teknik nga 100 euro, njofton arbresh.info
Ndërsa me një vendim tjetër janë ndarë 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021. Ndarja e mjete ve do të bëhet sipas kategorizimit:
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën