Publikoi video duke gjuajtur me armë në Tik Tok, policia i shkon në shtëpi

10:50 | 25 Gusht 2021
A Z

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se ka konfiskuar një armë të tipit “Zoraki 971”, pa fishekë, nga një qytetar që shtiu me të.

I dyshuari në fshatin Milloshevë kishte publikuar video në TikTok, ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

Ndërsa, I dyshuari nuk është takuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Fsh. Milloshevë, Obiliq 24.08.2021 – 18:24. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar përmes Tik Tok ka publikuar një video duke shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë. I dyshuari nuk është takuar, ndërsa rasti është duke u hetuar./arbresh.info/

Të ngjashme