Promovohet revista me numrit e dytë “Intro” nga Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë.
Revista “Intro” është punuar nga studentët e gazetarisë, në bashkëpunim me profesorin e lëndës “Menaxhimi në Media”, Arben Fetoshi dhe asistenten, Kaltrina Jashari.
Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Muhamet Jahiri, ka thënë se edukimi medial do të mbetet prioriteti i kësaj dege.
Jahiri e sheh të domosdoshme për shkak të ndaljes nga bullizimi nga rrjetet sociale.
“Edukimi medial, për mua mbetet prioriteti ynë, edukimi medial është një emergjencë kombëtare, sepse nevoja për zhvillimin e mësimit dhe zhvillimin e shkathtësive në këtë fushë janë të domosdoshme. Kur flas emergjencën e edukimit medial, kam parasysh atë fëmijën që e ka braktisur shkollën për shkak të bullizimit në rrjetet sociale, flas për atë policin i cili është suspenduar nga puna për shkak të një komenti në rrjetet sociale, flas për atë të arrestuar për shkak të një veprimi të gabuar në botën online, flas për atë të moshuarin që informohet shumë, por, është i çorientuar, flas për ata gazetarë që po iu sfidohet puna dhe narrativa e të vërtetës, flas për ato jetë reja që bota virtuale i ka tjetërsuar nga ajo reale”, tha Jahiri.
I pranishëm në këtë event ishte edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i cili tha se kjo intervistë përveç që trajton një temë shumë të rëndësishme po ashtu është e nevojshme të informohet shoqëria jonë për edukimin medial.
“Kjo revistë, përveç që e vë në pah kreativitetin, vullnetin dhe aftësitë e mira në shkrim e hulumtim të studentëve tanë, trajton edhe një temë shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë, e cila e gjendur në epokën e informacionit, ka nevojë të jashtëzakonshme për edukim medial. Si prijës në shumë nisma të tjera, UP-ja me trajtimin e edukimit medial, jo vetëm në kuadër të kësaj reviste, por edhe në kuadër të studimeve e aktiviteteve të tjera jashtë kurrikulare, po trajton në fushë jo të hulumtuar vend. Njëherësh, studentët dhe stafi ynë po e dëshmojnë edhe një herë gatishmërinë dhe potencialin e tire, për të orientuar shoqërinë në ballafaqimin me ndryshimet rapid që po ndodhin si pasojë e ekspansionit teknologjik të dekadave të fundit” tha rektori./Arbresh.info/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...