Presidentja e e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar këtë akt si një nga momentet më të larta të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Osmani e përshkroi këtë Kushtetutë si shkëndijën që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën e popullit të Kosovës, si dhe themelin mbi të cilin u ndërtua Republika e Kosovës
“Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës i dhanë jetë Kushtetutës së Kaçanikut, aktit më të lartë të guximit politik dhe besimit në lirinë dhe pavarësinë tonë. Kjo Kushtetutë ishte shkëndija që mbajti gjallë shpresën dhe qëndresën, si dhe themeli mbi të cilin u ngrit Republika e Kosovës. Ky akt sublim ishte më shumë se një dokument juridik, ishte betim që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në mesin e kombeve të tjera të lira. Sot, përulemi me nderim para atyre që guxuan atëherë kur duhej të rrezikonin gjithçka dhe me krenari vazhdojmë rrugën që ata trasuan”, tha Osmani./Arbresh.info
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...