Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka finalizuar një hetim disa mujor lidhur me dyshime për parregullsi në një aktivitet të prokurimit publik në rajonin e Gjilanit.
Sipas njoftimit të policisë, hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke rezultuar në “sigurimin e provave relevante”, shkruan Arbresh.info.
“Dyshohet se një operator ekonomik ka paraqitur dokumentacion në kundërshtim me kërkesat ligjore të prokurimit publik”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën të ditur se ekzistojnë dyshime të bazuara se dokumentet e paraqitura kanë qenë të pasakta ose të paqena, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.
Nga veprimet hetimore është krijuar dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale “Mashtrim në prokurimin publik”.
Personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtjes ligjore, ndërsa prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe ju njoftojmë se hetimet e mëtejshme lidhur me rastin do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore”, thuhet në fund të njoftimit të DIMP-it./Arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”