Pesë minuta pas vrasjes, policia e arrestoi të dyshuarin i cili vrau babin e tij në Fushë Kosovë

19:28 | 20 Korrik 2020
Arbresh.info

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17.00 në Fushë Kosovë, ku një person 40 vjeçar dyshohet se ka prerë babain e tij me sopatë, raporton arbresh.info.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës Daut Hoxha, në një prononcim për medie ka thënë vrasja është kryer me një mjet të mprehtë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga aty është konfirmuar se i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje tashmë është arrestuar.

Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”

“Për shkak të hetimeve që po vazhdojnë ende, nuk mund t’ju japim shumë detaje në lidhje me rastin. Ajo që mund t’ju them është i dyshuari është 40 vjeçar dhe ka përdorur mjet të mprehtë gjatë vrasjes”

Aktualisht në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet e forenzikes të cilët po i kryejnë ekzaminimet e trupit të pajetë. /Arbresh.info /

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1218248605210488/

Shpërndaje në rrjete sociale