Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka reaguar pas konfirmimit nga MPJD se i ka dhënë leje kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, për të vizituar të hënën Veriun e Kosovës.
Me këtë rast, Arifi përmes rrjetiti social Twitter, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për vizitë dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar vizitën e kryeministres së Serbisë në Kosovë. Kështu, më 5 shtator, zonja Brnabiq udhëton për të takuar komunitetin serb në veri të Kosovës.
Ftoj kryeministrin e Kosovës për vizitë zyrtare dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.
MPJD-ja ka konfirmuar të premten se i ka dhënë leje Brnabiqit për këtë vizitë, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë./arbresh.info/
MFA ?? has confirmed the visit of Prime Minister of Serbia to Kosovo. So, on September 5, Mrs. Brnabić travels to the Serbian minority in northern Kosovo.
I invite Kosovo PM @albinkurti for official two-day visit to the Albanians of the Presevo Valley ??
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) September 2, 2022
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...