Më rastin e 24 majit ditës së Presidentit, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ish-presidentet, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga e Behgjet Pacolli kanë vendosur lule pran shtatores së ish-Presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ish-presidenti, Behgjet Pacolli, tha se sot kujtojmë Rugoven që ka kontribuua aq shumë për Kosovën.
“Është një ditë përmes së cilës e kujtojmë presidentin historik dhe veprën e tij. Presidenti historik ka dhënë aq shumë për këtë vend dhe meriton ta kujtojmë çdoherë”, tha Pacolli.
Pas vendosjes së luleve dhe mbajtjes së fjalimeve, presidentet u ulen për të pirë kafe.

/arbresh.info/
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...