Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar solidarizim me ata që kanë nevojë, përcjell Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Motra dhe Vëllezër të dashur,
Kam kënaqësinë t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili për ne muslimanët fillon nesër. Gjatë këtij muaji të bukur, ju uroj të gjithëve lumturi, harmoni dhe shëndet në shtëpitë e juaja. Gjithë agjëruesëve i uroj agjërim të lehtë. Të solidarizohem me çdo kënd në nëvoj, dhe të respektojmë njëri tjetrin./Arbresh.info
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...