Ish-ministri i Punëve të Jashtme, kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, akuzon ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjerë para saj.
Presidenti i AKR-së, përmes një postimi në Facebook, shkruan në Facebook se nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografivë, aktiviteteve në kohën kur kanë vepruar ministrat tjerë në këtë ministri, raporton Arbresh.info.
Ky fakt, arrogant, sipas tij, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as professional.
“Në rastin tim, nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim