Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shoqërim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë , Gazmend Hoxha dhe Drejtorit të Departamentit të Gatishmërisë në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Mustafë Gashi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të AKB-së, Shkëlzen Jusaj, Xhevdet Rexhepi dhe Lumnije Ajdini.
Ky takim sot i parapriu nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve, përmes së cilit do të ofrohen zbritje në produkte dhe shërbime në bizneset anëtare të AKB-së për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit e Kosovës.
Ky memorandum bashkëpunimi do të ofrojë zbritje për zyrtarët policor dhe zjarrfikësit në produkte dhe shërbime nga 5-50% në sektorin e ushqimit, veshmbathjeve, derivateve të naftës, shërbime mjekësore, shërbime juridike, transport me taksi, hoteleri dhe gastronomi, si dhe qiramarrje të mjeteve.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit do të njoftohen për fazat e implementimit të kësaj marrëveshje përmes personave të caktuar brenda institucioneve të tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme do të vijojë angazhimin me qëllim të mbështetjes së zyrtarëve dhe agjencive të saj./Arbresh.info

LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...