Policia e Kosovës njofton se kanë identifikuar dhe arrestuar një person i cili dyshohet se kishte shkaktuar aksident me datën 17.02.2025 në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinjë, saktësisht në fshatin Dren.
Në njoftim thuhet se i arrestuari me inicialet D.V është intervistuar dhe gjatë verifikimit në bazën e të dhënave të policisë, është konstatuar se i njëjti ka drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalim të ngasjes, përcjell Arbresh.info.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, ka arritur të identifikojë personin dhe automjetin e përfshirë në aksidentin e datës 17.02.2025 në mes dy veturave, i cili kishte ndodhur në rrugën Nacional Mitrovicë-Jarinje më saktësisht në fshatin Dren, pas shkaktimit të aksidentit drejtuesi i dyshuar ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
“Pas hetimeve dhe verifikimeve profesionale të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar i dyshuari D.V., i lindur në vitin 1972 i cili është intervistuar në lidhje me aksidentin dhe largimin nga vendi i ngjarjes. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt dhe i njëjti është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje”, njofton policia.
“Gjatë verifikimit në bazën e të dhënave të Policisë, është konstatuar se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin nën masën e shqiptuar për ndalimin e ngasjes së automjeteve. Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje sipas Ligjit të Trafikut Rrugor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen