Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, me aktvendim të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S., mjek në ShSKUK, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë”, njofton prokuroria, shkruan arbresh.info.
Personi i lartcekur, dyshohet se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dëmtuarit.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente./arbresh.info/
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar