Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Në njoftim thuhet se MSH, përmes institucioneve shëndetësore mundëson qasje të lehtë në vaksina falas, të sigurta dhe efektive në qendrat e vaksinimit në të gjitha komunat, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë, teste PCR falas në IKShPK dhe 6 qendrat rajonale (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan), teste rapide falas në shumë prej QKMF-ve si dhe trajtim klinik për COVID-19 në QKUK e spitalet regjionale.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën apel që qytetarët që kanë simptoma të lajmërohen menjëherë në qendrat e testimit dhe nëse rezultojnë pozitiv të izolohen sipas udhëzimeve.
“Bartni maskën në mjedise të mbyllura. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit”, thuhet në njoftim.
MSH bën të ditur se personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e katërt vetëm katër muaj pas marrjes së dozës së tretë dhe fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...