Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se Republika e Kosovës përkundër përmirësimeve në fushën e sigurisë vazhdon të ballafaqohet ende me sfidën e trafikimit me qenie njerëzore.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit planifikon çdo vit buxhet për projektet që kanë për qëllim aktivitetet për parandalimin e kësaj dukurie. Kemi ndarë buxhet për 3 projekte këtë vit për këtë dukuri”, është shprehur ministri Gashi gjatë një konference për media me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se për të parandaluar këtë dukuri do të bashkëpunojnë institucionet e sigurisë dhe organizata ndërkombëtare.
“Meqë tashmë jemi në fazën e draftimit të planit të rinisë 2018-22 ju siguroj se pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie do të jetë lufta kundër kësaj dukurie. Një nga objektivat kryesore do të jetë vetëdijesimi i të rinjve për këtë dukuri”, ka thënë ai.
/arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit